Mattis në një vizitë të paparalajmëruar në Kabul

Bota

Mattis në një vizitë të paparalajmëruar në Kabul

Më: 13 mars 2018 Në ora: 07:57
Jim Mattis arrin në Kabul. 13 mars, 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka arritur në Kabul më 13 mars, në një vizitë të paparalajmëruar për të vlerësuar gjendjen e luftës dhe mundësitë për të tërhequr disa luftëtarë talibanë në bisedimet e paqes me Qeverinë afgane.

Vizita e Mattis në Kabul vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të tjera për t’i dhënë fund luftës.

Mattis u ka thënë gazetarëve se ai mendon se fitorja është ende e mundur, duke nënkuptuar me këtë një marrëveshje politike me talibanët.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë sinjale nga disa elemente të talibanëve dhe po shikojnë mundësinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës 16 vjeçare, ka thënë Mattis.

“Ka interes nga ana e talibanëve”, u ka thënë shkurt gazetarëve sekretretari Mattis, përpara se të arrinte në Kabul.

“Kemi disa grupe të talibanëve – grupe të vogla – që kanë shprehur interesimin e tyre për të biseduar”.

Mattis pritet të takohet me gjeneralin John Nicholson, një komandant i lartë amerikan në Afaganistan si dhe me presidentin Ashraf Ghani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat