Takim diplomatik Stokolm-Phenian

Bota

Takim diplomatik Stokolm-Phenian

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:43
Ri Yong Ho

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho shkon sot në një mision në Suedi, që mund të krijojë kushtet për një takim të mundshëm mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Ai është në plan të qëndrojë në Stockholm për dy ditë, për bisedime me homologen suedeze, Margot Wallstrom, e cila përfaqëson interesat diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë, përmes ambasadës suedeze në Korenë e Veriut.

Ministria e Jashtme e Suedisë tha se synimi i vizitës së zotit Ri është “të kontribuojë për zbatimin e efektshëm” të rezolutave të Këshillit të Sigurimit, që e ndëshkojnë Phenianin për programet e raketave bërthamore dhe balistike.

Presidenti Trump njoftoi papritur javën e kaluar, se do të takohet me Kim Jong Un-in brenda fundit të majit, por mbetet ende të njoftohet data dhe vendi i takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat