Exit Polli shpall Putinin fitues të zgjedhjeve në Rusi

Bota

Exit Polli shpall Putinin fitues të zgjedhjeve në Rusi

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:13
Vladimir Putin

Vladimir Putin është fitues i zgjedhjeve të mbajtura sot në Rusi, sipas Exit Pollit.

65 vjeçari, që pritet të marrë mandatin e tij të katërt, ka fituar zgjedhjet e sotme me 73.9 për qind, raporton Reuters.

Projeksionet e votimit, nga sondazhi VTsIOM, e vendosën kundërshtarin e partisë komuniste, Pavel Grudinin në vendin e dytë me 11.2 për qind.

Kurse Vladimir Zhirinovsky, kreu i Partisë Liberal Demokratike nacionaliste mori 6.7 për qind të votave, dhe personaliteti televiziv Ksenia Sobchak mori 2.5 për qind, sipas Exit Pollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat