“Kim Jong Un jep fjalën – përmbushet kushti kryesor i Trump?”

Bota

“Kim Jong Un jep fjalën – përmbushet kushti kryesor i Trump?”

Më: 19 mars 2018 Në ora: 00:01
Kim Jong Un

Shefja e diplomacisë jugkoreane, Kang Kjung Va, deklaroi se kreu i Koresë Veriore Kim Jong Un "ka dhënë fjalën" se është i përkushtuar për denuklearizim.

Siç thuhet, ky është kushti kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për mbajtjen e takimit dypalësh në muajin maj.

Trump ka pranuar ofertën për takimin, i cili, siç vlerësohet, do të jetë historik, pasi që zyrtarët jugkoreanë pas bisedave në Pjog-jang, thanë se Kim Jong Un është i gatshëm të heqë dorë nga armët nukleare dhe të ndërpresë provat nukleare dhe raketore.

Koreja Veriore nuk ka konfirmuar zyrtarisht planin për një samit, dhe nuk është i njohur vendi i takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat