Zjarre pyjore në Australi, digjen së paku 88 shtëpi

Bota

Zjarre pyjore në Australi, digjen së paku 88 shtëpi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:46
ilustrim

Së paku 88 objekte dhe disa ferma janë djegur gjatë zjarreve që përfshinë shtetet federale australiane Uellsi i Ri Jugor dhe Victoria, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga shërbimet lokale zjarrfikëse bëhet e ditur se zjarret pyjore shpërthyen fundjavën e kaluar në viset me bimësi të ulët dhe është përhapur me shpejtësi në zonë

Situata më e vështirë është në periferi të qytetit bregdetar Tathra në Uellsin e Ri Jugor, ku të paktën 70 ndërtesa banimi janë djegur plotësisht.

Paul Best, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës, sot në mëngjes tha se përmirësimi i mbrëmshëm i motit ndihmoi shumë zjarrfikësit në terren, por se janë evakuuar banorët lokalë dhe lëshuar paralajmërim për rreziqet e vazhdueshme të zjarrit.

Stuhia e zjarrtë shpejtë është përhapur edhe në vendet Terang, Garvoc dhe Camperdown në Victoria.

Në këtë rajon janë djegur së paku 18 objekte banimi dhe disa ferma në të cilat pësuan edhe kafshët.

Në zjarret aktuale në Australi nuk ka të pësuar, ndërsa australianët kanë kujtesë të freskët për “të hënën e ashtuquajtur të zezë” nga viti 2009 kur në zjarret më të mëdha në historinë e Australisë, humbën jetën më shumë se 170 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat