Kushëri i Gaddafit: Akuzat kundër Sarkozit janë "ndëshkimi i Perëndisë"

Bota

Kushëri i Gaddafit: Akuzat kundër Sarkozit janë "ndëshkimi i Perëndisë"

Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:06
Muammar Gaddafi

Të afërmit e ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, sot kanë thënë se akuzat për korrupsion kundër ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozi, janë "ndëshkimi i Perëndisë" për rolin e tij në kryengritjen e mbështetur nga NATO, në të cilën Gaddafi u rrëmbye dhe u vra.

"Ky është dënimi i Perëndisë, sepse Sarkozi ishte i pari që nisi sulmet ajrore në Libi", tha për AFP kushëri dhe ish bashkëpunëtor i ngushtë i Gaddafit, Ahmed Gaddaf al-Dam, i cili jeton në Kajro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat