May bisedon me Trumpin lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë

Bota

May bisedon me Trumpin lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 18:25
Ilustrim

Kryeministrja britanike Theresa May ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dëbuar 60 diplomatë rusë lidhur me sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Salisbury të Britanisë.

Këto komente May i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Kryeministrja sot ka folur me presidentin Trump dhe ka mirëpritur vendimin e SHBA-së për të dëbuar 60 diplomatë rusë, në përgjigje për sulmin me agjent nervor në Salibury”, ka thënë zëdhënësi i May.

“May ka thënë se SHBA-ja ka përçuar një përgjigje të fuqishme dhe ka mirëpritur dëbimet masive në përgjigje ndaj sjelljes së pamatur të Moskës”.

Dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar rreth 150 diplomatë rusë. Londra e akuzon Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat