SHBA: Nga sulmet ajrore në Somali janë vrarë 5 militantë

Bota

SHBA: Nga sulmet ajrore në Somali janë vrarë 5 militantë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka vrarë pesë militantë gjatë sulmeve ajrore kundër grupit militant al Shabaab në Somali.

Komanda ushtarake për Afrikë, ka thënë se sulmet ajrore kanë goditur pranë qytetit El Bur, në rajonin somalez të Galmudug.

“Ne vlerësojmë se asnjë civil nuk është vrarë në këto sulme ajrore”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar sulmet në Somali, që prej se presidenti Donald Trump morri detyrën.

Që prej se janë tërhequr nga kryeqyteti Mogadishu më 2011, kryengritësit kanë humbur kontrollin e shumë qyteteve në Somali. Por, ata vazhdojnë të kenë prezencë të fuqishme në rajonet jashtë kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat