Koreja e Veriut e gatshme të bisedojë me SHBA-të për çarmatimin bërthamorë

Bota

Koreja e Veriut e gatshme të bisedojë me SHBA-të për çarmatimin bërthamorë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 06:26
Trump-Kim

Një zyrtar amerikan tha të dielën se Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për çarmatimin bërthamorë.

Këto janë shenjat e para të prekshme që udhëheqësi Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është ende i gatshëm të takohet me presidentin Donald Trump, që kur Veriu propozoi së pari një takim muajin e kaluar.

Presidenti Trump ka thënë se dëshiron ta takojë Kimin para fundit të muajit maj. Hollësitë rreth bisedimeve të mundshme janë ende të paqarta sikurse edhe vendi dhe agjenda e saktë e tyre.

Por zyrtarët thonë se ka pasur kontakte të fshehta ndërmjet Washingtonit dhe Phenianit.

Presidenti Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për çarmatimin bërthamorë të gadishullit Korean.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut është zotuar të ngrijë programin e saj bërthamorë në shkëmbim të ndihmave me ushqime dhe lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Këto premtime janë thyer vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat