Zuckerberg para Kongresit: Më falni, kam gabuar

Bota

Zuckerberg para Kongresit: Më falni, kam gabuar

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:19
Mark Zuckerberg

(E plotësuar) - Mark Zuckerberg, kërkoi ndjesë publike për skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e gjigantit të medias sociale Facebook, i themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.

Më vjen keq, tha ai para komisioni të Kongresit, për drejtësinë dhe tregtinë, duke marrë mbi vete përgjegjësinë që nuk mundi të parandalojë shfrytezimin e të dhënave të rreth 87 milionë përdoruesve, nga firma Cambridge Analytica, e lidhur me fushatën presidenciale të kandidatit Donald Trump.

Zuckerberg u ka kërkuar falje shumë herë përdoruesve dhe publikut, por kjo është hera e parë në karrierën e tij, që ai dëshmon përpara Kongresit. Përmes seancave dëgjimore, Zuckerberg jo vetëm po përpiqet të rikthejë besimin e publikut te kompania e tij, por edhe të shmangë forcimin e rregullave federale ndaj Facebook-ut, për të cilat po flasin disa ligjvënës.

Në deklaratën e hapjes përpara senatorëve, ai gjithashtu kërkoi falje për lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes, mungesën e privatësisë së të dhënave dhe ndërhyrjen e mediave ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

“Është shumë e qartë se nuk bëmë mjaftueshëm për të parandaluar që mjete të caktuara të përdoreshin për të shkaktuar dëme. Ne nuk i vlerësuam si duhet përgjegjësitë tona dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte gabimi im dhe më vjen keq. Unë e themelova Facebook, jam drejtues i tij dhe kam përgjegjësinë për atë që ndodh”, deklaroi Zuckerberg.

Ndërkaq, kompania ka filluar të njoftojë disa përdorues për shfrytëzimin e të dhënave nga aplikacioni tashmë i ndaluar, ‘kjo është jeta juaj dixhitale’. Në njoftimin e facebook thuhej se aplikacioni ka keqpërdorur informacionet, duke përfshirë profilet publike, pëlqimet e faqes, ditëlindjet dhe qytetet aktuale, duke i ndarë ato me Cambridge Analytica.

Image

Zuckerberg para Kongresit: Do i shkoj deri në fund çështjes

Teksa ka kërkuar falje serish para Kongresit për shkak se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndaluar keqpërdorimin e rrjeteve sociale, Zuckerberg ka theksuar se: “Facebook do i shkojë deri në fund asaj çfarë bëri Cambridge Analytica”.

“Prioriteti im ka qenë misioni ynë social për të lidhur njerëzit, ndërtimin e komuniteteve dhe afrimin e botës më pranë. Reklamuesit kurrë nuk do të kenë përparësi për sa kohë që unë do të drejtoj Facebook”, u shpreh Zuckerberg.

Themeluesi i “Facebook”, do të vijojë t’u përgjigjet pyetjeve para kongresit amerikan në lidhje me “rrjedhjen” e të dhënave të përdoruesve.

Në qendër të debatit është qasja tek të dhënat personale të përdoruesve dhe llogarive të miqve të tyre në Facebook nga aplikacionet e palëve të treta. Faqja i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të Facebook-ut.

Skandali i Facebook, Zuckerberg përballë Kongresit të SHBA

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg pritet të përballet me pyetje të vështira në Kongres pas publikimeve se firma politike e lidhur me fushatën e presidentit Trump, Cambridge Analytica, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Në qendër të debatit është qasja tek të dhënat personale të përdoruesve dhe llogarive të miqve të tyre në Facebook nga aplikacionet e palëve të treta. Faqja i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të Facebook-ut.

Facebook pretendon se kjo ishte një shkelje e të dhënave “krejtësisht e gabuar”. Komisionerë të tanishëm dhe të shkuar të Komisionit Federal të Tregtisë, një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit, e shohin atë ndryshe.

“Nëse po përpiqesh të mbash diçka private – dhe mendon se e ke caktuar atë të qëndrojë private – por të duhet të bësh edhe tre hapa të tjerë – kjo do të ishte problematike”, thotë Terrell McSweeny.

Ligjvënësit duan të dinë nëse Facebook ka shkelur një marrëveshje të vitit 2011 me Komisionin Federal të Tregtisë, ku u ka premtuar përdoruesve se aplikacionet e palëve të treta, mund të kenë qasje vetëm në informacionin e nevojshëm për të funksionuar.

“Ata padyshim nuk janë treguar të kujdesshëm ndaj zhvilluesve të aplikacioneve të palës së tretë”, thotë David Vladeck i firmës “Georgetown Law”.

Dhe ndërsa Facebook mund të përballet me gjoba të konsiderueshme nëse ka bërë shkelje, Kongresi gjithashtu do të shohë se si Facebook-u planifikon të mbrojë privatësinë e përdoruesit në të ardhmen.

“Mënyra se si ndërveprojmë me këto platforma është e paqartë – vërtet nuk mund të japësh pëlqimin në pjesën më të madhe dhe të gjithë e dinë këtë. Ju nuk i shihni qindra sy që po u shohin ndërsa shkruani diçka në Facebook. //// Disa nga këto ndryshime duhet të vijnë nga ana e formatimit të faqes”, thotë Michelle De Mooy me Qendrën për Demokraci dhe Teknologji.

Ndërkohë bashkë-themeluesi i kompanisë Apple Steve Wozniak po ngreh dyshime nëse Facebook-u ka një zgjidhje të menjëhershme ndaj problemeve me privatësinë.

Wozniak e bëri komentin të hënën vonë pasi njoftoi se po e mbyll faqen e tij në Facebook.

“Facebook-u i mban gjërat e veta sekrete. Hipokrizi e madhe të mos respektojë privatësinë e përdoruesve. Kur Zuckerberg blenë të gjitha shtëpitë rreth tij dhe të gjitha tokat, shkon në Hauai për të ruajtur privatësinë e tij pasi ia di vlerën, por nuk pyet për privatësinë time”, tha Wazniak.

Marc Rotenberg – i cili ka ndihmuar formulimin e dekretit të pëlqimit – është optimist se dalja në dritë e këtij problemi do ta nxisë Kongresin të veprojë për një ligj të privatësisë për informacionin në Internet.

“Facebook-u do t’u duhet t’u japë përdoruesve të drejta ligjore për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre dhe Facebook-u gjithashtu duhet të marrë disa përgjegjësi për grumbullimin e të dhënave. Mendoj se kjo do të ishte një pikënisje e mirë për Kongresin”.

Një propozim që Zuckerbergu ka të ngjarë të përballet përsëri sot gjatë një raundi të dytë pyetjesh para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat