Stuhi e paparë në “vendin e premtuar”

Bota

Stuhi e paparë në “vendin e premtuar”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Era i ka rrëzuar pemët dhe shtyllat elektrike, pa rrymë më shumë se 100.000 shtëpi, autoritetet paralajmërojnë: Mos dilni nga shtëpitë!

Erërat e forta e kanë goditur qytetin më të madh në Zelandë të Re, Auckland, duke i lënë të mërkurën në mëngjes mijëra shtëpi pa energji elektrike derisa autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë.

Goditjet e erës prej 146 km në orë gjatë natës kanë rrëzuar pemët dhe shtyllat elektrike duke lënë më shumë se 100.000 shtëpi dhe objekte afariste pa energji elektrike, ndërsa për ndreqje me siguri do të nevojiten shumë ditë, sipas distributorit të energjisë elektrike Vector.

Transportuesi ajror kombëtar “Air New Zealand” ka bërë thirrje për udhëtarët t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet të cilat nuk janë urgjente sepse stuhia e ka çrregulluar trafikun ajror.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina, dhe disa semaforë nuk funksionojnë gjë që i ka shtyrë autoritetet të kërkojnë prej më shumë se 1,3 milion banorëve të qendrës afariste të Zelandës së Re të mbeten nëpër shtëpi, nëse kjo është e mundur.

Stuhia, për të cilën pritet që të vazhdojë disa ditë të ardhshme, ka filluar të martën duke sjellë edhe borën e vjeshtës në pjesët e Ishullit Jugor dhe tornadot e vegjël në Ishullin Verior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat