Superfuqitë po i tregojnë muskujt

Bota

Superfuqitë po i tregojnë muskujt

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe forcat tjera perëndimore, duke përfshirë edhe Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar por edhe Arabinë Saudite, po shqyrtojnë ndërmarrjen e aksionit ushtarak për shkak të dyshimit për sulmin me gaz helmes të shtunën në qytetin të cilin e mbajnë kryengritësit dhe  një kohë të gjatë po i reziston sulmeve të forcave të kryetarit Bashar al-Assad.

“Historia do ta shënojë ditën e sotme kur Rusia zgjodhi ta mbrojë një përbindësh, e jo jetët e popullit sirian, ka thënë ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Nikki Haely duke folur për Assadin, transmeton Insajderi.com.

Ndërsa ambasadori rus në Liban Aleksandar Zaspkin ka porositur se “çdo raketë amerikane e cila dërgohet kah Siria do të rrëzohet, dhe vendet nga të cilat lëshohen do të sulmohen”. Në deklaratën për televizionin al-Manar ai ka theksuar se qëndrimi i tij rrjedh nga deklarata të cilën e ka dërguar presidenti rus Vladimir Putin, dhe e ka transmetuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse. Gjithashtu ka pretenduar se konflikti në Siri kërcënon që gjërat të shkojnë shumë larg dhe gjithçka të shndërrohet në “krizë serioze”.

Mediet botërore lajmërojnë se destrojeri amerikan USS Donald Cook, i pajisur me 50 raketa vetë fluturuese “Tomahawk”, është afruar në rreth 100 kilometra prej qytetit Tartus në Siri ku gjendet baza e marinës së Rusisë.

Përveç destrojerit, për në Siri është dërguar edhe aeroplanmbajtësi “Harry S. Truman”, së bashku me një grup të anijeve që po e përcjellë. Aeroplanmbajtësi do të lundrojë së bashku me shtatë anije dhe në ta do të jenë 6.500 marinarë. Me këtë flotë do të lundrojë edhe fregata gjermane FGS Hessen.

Por edhe Rusia ka përgjigje të gatshme. Analisti ushtarak rus pretendon se në Mesdhe tashmë gjendet një grup i anijeve luftarake ruse, duke përfshirë edhe nëndetëset të cilat janë të armatosura me raketa “Kalibar”. Në bazën e Hmejmim Rusia ka aeroplanë luftarakë dhe bombardues, duke përfshirë edhe dy aeroplanë më të rinj Su-57, shkruan Sputnik.

Rusia ka në dispozicion edhe komplekse raketore “Bastioni” me raketa shumë precize kundër anijeve “Jahont” dhe “Oniks”.Përndryshe “Bastioni” janë të dedikuar për gjuajtje të anijeve në radiusin prej 350 kilometrave, dhe kjo raketë mund ta mbajë kokën e raketës në lartësi minimale dhe për këtë është shumë vështirë të qëllohet në ajër.

Se situata është kritike, më së miri vërteton edhe tweet i Carl Bilt, diplomat dhe politikan suedez: “Mbrojtja ajrore e flotës ruse e ka ngritur gatishmërinë luftarake në shkallën më të lartë. Marrja e pozicionit? Përgatitje? Na pret një pasiguri e madhe…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat