Nebenzi: Rusia nuk përjashton mundësinë për luftë me SHBA-në

Bota

Nebenzi: Rusia nuk përjashton mundësinë për luftë me SHBA-në

Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:00
Vasily Nebenzi

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzi i kërkoi sot SHBA-së dhe aleatëve të saj të përmbahen nga veprimet ushtarake kundër Sirisë, pas sulmit të dyshuar me armë kimike, duke thënë se “është nevojë urgjente parandalimi i kërcënimit me luftë".

I pyetur nëse ai mendon për luftë të mundshme mes SHBA-së dhe Rusisë, Nebenzia u tha gazetarëve se “Rusia nuk mund të përjashtojë asnjë mundësi, për fat të keq".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat