SHBA i dhuron pajisje teknologjike policisë serbe

Bota

SHBA i dhuron pajisje teknologjike policisë serbe

Më: 13 prill 2018 Në ora: 08:48
Kyle Scoot

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanoviç dhe Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scoot kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për donacion të pajisjeve teknologjike.

Sipas qeverisë së Serbisë, falë kësaj policia do të mund t’i luftojë më mënyrë me efikase të gjitha llojet e krimeve.

Stefanoviç ka nënvizuar se donacioni prej 380 mijë dollarësh do të mundësojë lidhjen në mes të stacioneve policore dhe qendrës kriminalistike të krimeve. Ai shtoi se kjo do të kontribuojë për një punë më të mirë të departamentit për kriminalistë të Beogradit, gjithashtu kjo do të hap rrugë për analizë më të mirë të ngjarjeve në terren.

Siç shkruan b92, Scott ka vënë në pah se ambasada amerikane është krenare që pati mundësi të ndihmojë policinë serbe, duke kujtuar se ky donacion është vazhdimësi e një projekti që kishte filluar në vitin 2010. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat