Rusia: Sulmet në Siri janë të papranueshme

Bota

Rusia: Sulmet në Siri janë të papranueshme

Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:20
Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka thënë se sulmet e SHBA’ve me aleatë në Siri janë “të papranueshëm dhe të paligjshme”. 

Këto komente Lavrov i ka bërë gjatë një konference shtypi ku komentoi veprimet e SHBA’ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në Siri.

Më herët është raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin po bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, për të diskutuar rreth veprimeve që ndërmorën këto tri fuqi aleate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat