Tri arsyet e fuqishme që e mbajnë Putinin në Siri

Bota

Tri arsyet e fuqishme që e mbajnë Putinin në Siri

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:26
Putin dhe Trump

Ruajtja e Bashar al Asadit në pushtet, eliminimi i të ashtuquajturit Shtet Islamik, përballja me kryengritësit që i financon SHBA-ja, sigurimi i të vetmes dalje të Rusisë në ujëra të nxehta përmes limaneve Tartus dhe Lataki...

Këto janë arsyet që vijnë si sqarim i pjesëmarrjës aktive të ushtrisë ruse dhe shtetit rus në luftën e Sirisë, si dhe pranisë së saj kinse si ndihmëse për gjëja se tërheqje të kontrolluar siriane nga disa zona.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet arsye që Rusia nuk e ka ndërmend që t’i çojë duart nga Siria.

Përleshjet në Lindjen e Afërt janë aktive me mileniume, kurse pas gjithë kësaj qëndrojnë nafta dhe gazi, si dhe interesat strategjik.

Siria është e pasur me gaz dhe naftë, ndërsa interesi i Rusisë për këtë vend shkon edhe më tutje.

Në vitin 2012 raportohej së njëra nga arsyet e fuqishme të krizës në Siri është refuzimi i Bashar al Asadit që të pranojë ndërtimin e një gazsjellësi të fuqishëm i cili do të rridhte nga Katari deri në Evropë.

Në këtë mënyrë do të ndërpritej rrjedhja e gazit rus dhe rënia e ekonomisë së shtetit që drejtohet nga Vladimir Putin, meqë është gazi që Rusia e shet në Evropë që ka bërë që ekonomia ruse të zhvillohet hovshëm.

Në vitin 2009 Katari kishte ofruar ndërtimin e gazjellësit të gjatë 1500 kilometra në vlerë prej 10 miliardë eurosh. Ky gazsjellës do të kalonte përmes Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë deri në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat