SHBA dhe Koreja Veriore filluan bisedimet direkte

Bota

SHBA dhe Koreja Veriore filluan bisedimet direkte

Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:40
Foto

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë filluar bisedime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut në "nivel jashtëzakonisht të lartë".

Trump përsëriti se SHBA ka hulumtuar pesë lokacione të ndryshme për bisedime të tipit "një në një" midis tij dhe liderit Kim Jong-un, të cilat duhet të mbahen në fillim të qershorit, 

Presidenti amerikan këto komente i bëri në rezidencën e tij në Florida

“Do të kemi një takim të mirë ose nuk do të kemi një takim të mirë, ose në përgjithësi nuk do të kemi takim. Varet se çfarë do të ndodhë", tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat