SHBA shpreson për marrëveshje mbi programin nuklear iranian

Bota

SHBA shpreson për marrëveshje mbi programin nuklear iranian

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:29
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje me Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë lidhur me rezervat e presidentit amerikan Donald Trump për marrëveshjen nukleare të Iranit nga viti 2015, tha emisari amerikan për çarmatim Robert Wood.

Ai në konferencën për media në Gjenevë, tha se në prag të afatit të 12 majit do të ketë bisedime intensive dhe se SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për mos suksesin e zgjidhjes së çështjeve të programit raketor balistik iranian, si dhe për shkak të sjelljes së Iranit në përgjithësi në Lindjen e Afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat