SHBA thirrje për trazicion paqësor të pushtetit në Armeni

Bota

SHBA thirrje për trazicion paqësor të pushtetit në Armeni

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:16
Armeni

Kreu i opozitës armene deklaroi se ishte gati të udhëheqë vendin pas dorëheqjes së kryeministrit Serzh Sarkisian pas rreth dy javë protestash kundër sundimit të tij. Dje nëpërmjet një deklarate të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, u bëhej thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive brenda kuadrit ligjor të kushtetutës armene, për të siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit. Deklarata përgëzonte popullin armen për angazhimin në dialog me qëllim përparimin e të ardhmes së tyre sovrane, përmes mjeteve demokratike e paqësore.

Udhëheqësi i partisë politike armene Kongresi Kombëtar Nikol Pashinyan detyroi Serzh Sarkisianin të largohej nga detyra të hënën pas protestave lidhur me akuzat se ai kishte manipuluar kushtetutën, me qëllim zgjatjen e qëndrimit të tij në pushtet përtej një dekade.

"Nëse ishim në gjendje të garantonim dorëheqjen e Serzh Sarksyan-it, jemi të sigurtë se do të jemi në gjendje ta bëjmë partinë në pushtet që t'i bindet vullnetit të popullit. Nëse jo, do të vazhdojmë të përshkallëzojmë edhe më shumë veprimet tona", thotë Nikol Pashinyan anëtar i parlamentit armen dhe udhëheqës i opozitës.

Dje Nikol Pashinyan-i udhëhoqi me mijëra vetë në një marshim për të përkujtuar përvjetorin e masakrave të turqve osmanë, që u morën jetën 1.5 milionë armenëve në vitin 1915, duke paralajmëruar arritjen e tij politike.

Turqia e mohon masakrën ndaj armenëve që kap përmasat e një fushate të orkestruar nga shteti.

Partitë politike të Armenisë duhet të propozojnë një kryeministër të ri brenda shtatë ditësh. Udheheqësi i opozitës Nikol Pashinyan-i pritet të luajë një rol kyç në riorganizimin e mundëshëm politik të vendit./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat