Gjermani – Parlamenti refuzon financimin nga buxheti i shtetit të një partie të ekstremit të djathtë

Bota

Gjermani – Parlamenti refuzon financimin nga buxheti i shtetit të një partie të ekstremit të djathtë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 00:32
Gjermani

Parlamenti gjerman miratoi propozimin për përjashtimin e Partisë Nacionaldemokrate (NPD), formacion politik i ekstremit të djathtë, nga financimi nga buxheti i shtetit.

Propozimi, i bërë nga konservatorët e CDU-së së Merkelit, socialdemokratët e SPD-së dhe Demokratët e Lirë (FDP), i kërkoi parlamentit që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese që NPD-ja të mos merrte gjatë gjashtë viteve të ardhshme fonde nga buxheti i shtetit.

“Për NPD-në edhe një qindarkë është shumë”, deklaroi Stephan Harbarth i CDU-së.

Në votimin e parlamentit gjerman nuk kishte asnjë votë kundër, përveç abstenimit nga partia tjetër e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

NPD ka qenë e njohur për glorifikimin e Rajhut të Tretë./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat