Policia ruse arrestoi mbështetësit e opozitës gjatë tubimeve kundër Putinit

Bota

Policia ruse arrestoi mbështetësit e opozitës gjatë tubimeve kundër Putinit

Më: 5 maj 2018 Në ora: 15:03
Ilustrim

Policia ruse ka arrestuar sot disa mbështetës të udhëheqësit të opozitës Alexew Navalny, derisa po mbaheshin protestat mbarëkombëtare që nisën në prag të inaugurimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt si president në Kremlin.

Navalny, të cilit iu ndalua të akndidojë kundër i Putinit në zgjedhjet presidenciale të marsit, iu kishte bërë thirrje rusëve të protestojnë anembanë vendit para inaugurimit të Putinit.

Protestat nisën në rajonet e Siberisë të Rusisë, me disa dhjetëra demonstrues të ndaluar nga policia, siç ka bërë të ditur ekipi i Navalny dhe vëzhguesit e pavarur për mediat ndërkombëtare.

Në qytetin siberian 15 persona, përfshirë një gazetarë u arrestuan, raporton agjencia e lajmeve AFP.

"Ndëshkimet janë kryer në mënyrë të përafërt", tha monitoruesi, duke shtuar se disa prej të paraburgosurve kishin gërvishtje dhe plagë.

Arrestime të njëjta ka pasur edhe në qytetin Ural, në Sibar, në Moskë dhe Shën Petërsburg .

Një numër aktivistësh të Navalny u arrestuan gjithashtu në të gjithë Rusinë përpara protestave të premten.

"Plaku qyqar Putin mendon se është një car," tha Navalny në Twitter përpara protestave.  "Por ai nuk është cari ynë", ka shkruar ai.

Vëzhguesit kanë shprehur frikë se protestat mund të çojnë në përleshje me policinë dhe arrestime masive pas tubimeve të ngjashme në vitin 2012 e që çuan në një goditje të madhe në lëvizjen e protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat