‘Një Rusi gjithnjë e më agresive’ SHBA riaktivizon flotën e dytë

Bota

‘Një Rusi gjithnjë e më agresive’ SHBA riaktivizon flotën e dytë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 19:09
Ilustrim

Marina amerikane ka bërë të ditur se do të rikthejë aktive Flotën e Dytë, një forcë detare e cila u krijua në vitin 1950 për t’u shkrirë në vitin 2011, ndërsa si arsye jepen qëndrimet gjithnjë e më agresive të Rusisë në Europë.

Shefi i Operacioneve të Marinës, Admirali, John Richardson, është shprehur së fundmi se misioni i kësaj strukture do të jetë mbikëqyrja e hapsirave detare në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara si dhe në veri të Oqeanit Atlantik.

Zyrtari i lartë shton më tej se lëvizjet më të fundit të Rusisë dhe të Kinës tregojnë se është rikthyer edhe njëherë epoka e konkurrencës së fuqisë ushtarake dhe se tashmë sfidat janë më komplekse.

Riaktivizimi i Flotës së Dytë të Shteteve të Bashkuara është bërë në koordinim të plotë me strukturat e NATO’s dhe vazhdimësia e punës do të bëhet në bashkëpunim me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Përpara vitit 2011, kur erdhi edhe shpërbërja e kësaj force detare, ajo përmbante në komandë 126 anije luftarake, 4.500 mjete ajrore si dhe një personel prej 90 mijë anëtarësh.

Megjithatë, ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e ardhshme e Flotës, gjë që pritet ë sqarohet gjatë ditëve në vijim. Ekspertët thonë se është vërejtur një rritje e aktivitetit detar nga ana e Rusisë dhe Kinës, ndaj edhe forcimi i kapaciteteve nga ana e Perëndimit mbetet një domosdoshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat