OKB dëshiron ta shpëtojë planetin

Bota

OKB dëshiron ta shpëtojë planetin

Më: 10 maj 2018 Në ora: 21:56
Ilustrim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një grup pune për hartimin e një pakti të ardhshëm për klimën, ideja e së cilit u hodh në muajin shtator nga ana e Francës në vijim të Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Rezoluta u miratua me një shumicë prej 143 votash nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Gjashtë shtete votuan kundër, përfshirë SHBA, Rusinë, Turqinë, Iranin, Filipinet dhe Sirinë. Shtatë abstenuan, ndërsa disa shtete anëtare nuk ishin të pranishëm.

”Ndotja e paprecedentë e mjedisit tonë e ekspozon planetin ndaj pasojave tragjike, si pakësimi i burimeve natyrore, eksodet, rritje e numrit të konflikteve”, theksoi ambasadori francez pranë OKB-së, François Delattre.

Rezoluta e miratuar sot krijon një grup pune për të identifikuar mangësitë në ligjin ndërkombëtar për mjedisin dhe për të vlerësuar domosdoshmërinë e një instrumenti të ri ndërkombëtar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të presë rekomandime deri në mesin e vitit 2019, në pritje të konferencës së ardhshme ndërqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat