“Paqja” politike nuk ndikon punën e NORAD

Bota

“Paqja” politike nuk ndikon punën e NORAD

Më: 12 maj 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Shumë ka ndryshuar në gadishullin korean në pak muaj. Kërcënimet për zjarr dhe furi tashmë janë zëvendësuar nga shtrëngimi i duarve dhe optimizmi.

Megjithatë, pavarësisht risive, për organizatën ushtarake që monitoron kërcënimet ndaj Amerikës së Veriut, situata është ajo e një viti më parë. Komanda Amerikano-veriore e mbrojtjes Aerohapsinore, e njohur me thjeshtë si NORAD, vazhdon që të monitorojë programin bërthamor të Koresë së Veriut më të njëjtin intensitet siç bënte në kohën kur regjimi komuniste testonte raketa dhe armë bërthamore.

Zyrtarë të organizatës së përbashkët kanadezoamerikane thonë se hartojnë tre apo katër raporte për programin bërthamorë të Koresë së Veriut çdo ditë. Ata thonë se nuk është retorika politike që ndikon tek puna e NORAD, por janë të dhënat e inteligjencës.

Një nga bazat më të famshme të NORAD, ajo brenda malit Shejen në Kolorado vazhdon punën normalisht, pa u ndikuar prekur fare nga titujt bombastikë të lajmeve. Trump nuk e quan më Kim Jong unin burri i vogël i raketave dhe lideri koreanoverior nuk e quan më Trump-in të lajthitur nga trutë, por kjo nuk i ka ndryshuar fare llogaritë brenda dyerve 23 tonëshe të bazës së NORAD, ku monitorimi i kërcënimeve vijon 24 orë në ditë dhe ku duhet shumë punë që të dalësh nga lista e zezë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat