Rusia dhe Turqia kritikojnë SHBA për shkak të Jerusalemit

Bota

Rusia dhe Turqia kritikojnë SHBA për shkak të Jerusalemit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:05
Ilustrim

Kremlini ka shprehur pakënaqësi se hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem do të shtojë tensionet në Lindjen e Afërt.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, në pyetjen e gazetarëve nëse Rusia është e brengosur se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem mund të rritë tensionet në rajon, është përgjigjur shkurt: "Po, kemi frikë për një gjë të tillë”, transmeton Reuters.

Selia e ambasadës së SHBA-së në Izrael do të transferohet sot në Jerusalem.

AP më herët ka bërë të ditur se ambasada do të ketë të paktën 50 punonjës.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, serish ka kritikuar SHBA për shkak të vendimit për bartjen e ambasadës së vet në Jerusalem.

Ai ka vlerësuar se hapi  i SHBA-së është ‘shpërblim’ për qeverinë izraelite dhe dënim për palestinezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat