“Donald Trump përmbushi një profeci”

Bota

“Donald Trump përmbushi një profeci”

Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:11
Jeruzalem

“Me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, Presidenti Donald Trump ka përmbushur një profeci biblike”.

Kështu e komentoi moderatorja e Fox News, Jeanine Pirro vendimin e Uashingtonit, një ditë para se selia e re në Jeruzalem të përurohej.

Komenti u bë fillimisht në televizion dhe më vonë u pasqyrua edhe në faqen zyrtare të Fox News.

“Trum, ashtu si Mbreti Cyrus para tij, përmbushi një profeci biblike të Zotit, të hebrenjve, të krishterëve dhe të vetë myslimanëve, që Jeruzalemi është kryeqyteti i përhershëm i shtetit hebre dhe më në fund ata e meritojnë këtë të drejtë dhe sovranitet të tyre mbi këtë qytet”, deklaroi moderatorja.

Veç SHBA, edhe disa vende të tjera si Hondurasi dhe Guatemala njoftuan se do të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem, por pjesa më e madhe e shteteve e kundërshtojnë këtë lëvizje për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat