Koreja Veriore kërcënon me anulimin e takimit me Trump

Bota

Koreja Veriore kërcënon me anulimin e takimit me Trump

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:48
Kim Jon-un dhe Trump

Koreja Veriore ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse Washingtoni ushtron presion ndaj tyre për heqjen dorë nga armët bërthamore.

Takimi i shumëpritur në mes të Kim Jon-un dhe Trump është paraparë të mbahet më 12 qershor në Singapor, mirëpo zëvendës ministri i jashtëm i Koresë Veriore ka akuzuar Amerikën se po lëshon deklarime të pamatura me qëllime të këqija.

Ai ka drejtuar gishtin nga këshilltari amerikan për siguri nacionale, John Bolton.

“Ne nuk e fshehim neverinë që e kemi ndaj tij”, ka thënë Kim Kye-gwan, raporton BBC.

Pika fillestare e marrëveshjes në mes të Trump dhe Kim lidhur me takimin erdhi pasi Koreja Veriore tha se është e përkushtuar që ta lirojë gadishullin nga arsenali bërthamor.

Ka mbetur e paqartë se çka saktësisht do të përfshihet në këtë, mirëpo Koreja Veriore ka ftuar mediat botërore që të këtë muaj të jenë dëshmitarë të testit shkatërrues të armëve bërthamore.

BBC raporton se deklarimi i fundit nga Seuli ka vënë në pikëpyetje bazën për çfarëdo marrëveshje të denuklearizimit- dhe gjithë takimin në vete.

Kim mbajti një takim historik me presidentin e Koresë së Jugut muajin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat