BE synon mbrojtjen e bizneseve evropiane nga sanksionet e SHBA-së në Iran

Bota

BE synon mbrojtjen e bizneseve evropiane nga sanksionet e SHBA-së në Iran

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:02
Ilustrim

Komisioni Evropian ka thënë të premten se ka filluar procesin e rikthimit të masave për bllokim të sanksioneve me qëllim të mbrojtjes së bizneseve evropiane në Iran, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i vendosur sërish sanksione Teheranit, transmeton Reuters.

Komisioni ka thënë përmes një deklarate se ka “nisur procesin zyrtar për të aktivizuar Statusin e Bllokimit duke përditësuar listën e sanksioneve amerikane në Iran që bien brenda fushveprimit të BE-së”, duke iu referuar rregullores së bllokut të vitit 1996.

Komisioni ka thënë se masat do të nisin së zbatuari brenda dy muajve, përveç rastit kur Parlamenti Evropian dhe Qeveritë e BE-së i kundërshtojnë zyrtarisht ato.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 8 maj për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, sipas së cilës Irani duhet të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Gjermania, Britania, Franca së bashku me Kinën dhe Rusinë janë zotuar për ruajtjen e marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat