SHBA, Koreja e Jugut diskutojnë mbi ecurinë e projekjeve për takimin Trump-Kim

Bota

SHBA, Koreja e Jugut diskutojnë mbi ecurinë e projekjeve për takimin Trump-Kim

Më: 21 maj 2018 Në ora: 06:47
Donald Trump dhe Moon Jae-in

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, diskutuan të dielën mbi rrugët për realizimin e takimit të nivelit të lartë SHBA-Kore e Veriut.

Gjatë një bisede telefonike prej 20 minutash, Moon Jae-in dhe Donald Trump shkëmbyen mendime për kapërcimin e pengesave që duket se po vendos Pheniani ndaj bisedimeve mes zotit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor që nëse mbahen do të jenë historike. Takimi i qershorit do të ishte i pari për udhëheheqësit e dy vendeve.

Yoon Young-chan, sekretari i shtypit i Presidentit Moon tha përmes një deklarate se “dy udhëheqësit shkëmbyen opinione për veprimet e ndryshme të ndërmarra nga Koreja e Veriut kohët e fundit”.

Presidentët Trump and Moon pritet të takohen të martën në Uashington./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat