“Kujdes nga zërat e pazakontë”, thirrja e SHBA-së për stafin në Kinë

Bota

“Kujdes nga zërat e pazakontë”, thirrja e SHBA-së për stafin në Kinë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:55
Departamenti amerikan i shtetit

Departamenti amerikan i shtetit ka kërkuar nga stafi diplomatik në Kinë, që të lajmërojnë çdo zë jo normal që mund të dëgjojnë, apo nëse kanë probleme me shikim.

Këto paralajmërime kanë ardhur pasi një punëtor i tyre së fundi ka shfaqur shenja të mistershme.

SHBA ka bërë të ditur se kohët e fundit stafi i tyre në Kubë kanë vajtuar nga simptoma të ngjashme, pas sulmeve sonike.

Armët sonike përfshijnë disa lloje të armëve që përdorin zërin për të lënduar, gjymtuar apo vrarë kundërshtarin. Disa prej këtyre armëve janë në përdorim të kufizuar nga forcat ushtarake.

Marrëdhëniet në mes të Kinës dhe SHBA-së janë acaruar së fundit, me kërcënimin e një lufte tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat