Moon: Anulimi i takimit nuk duhet të vonojë denuklearizimin

Bota

Moon: Anulimi i takimit nuk duhet të vonojë denuklearizimin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:36
?Moon: Anulimi i takimit nuk duhet të vonojë denuklearizimin

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in sot shprehu keqardhje për vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të anuluar takimin e paraparë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Presidenti koreano-jugor tha se anulimi i takimit nuk duhet të vonojë denuklearizimin e gadishullit Korean.

"Jam plotësisht i hutuar dhe shprehem me shumë keqardhje që samiti i Koresë së Veriut dhe SHBA-së nuk do të mbahen më 12 qershor, kur është planifikuar", tha Moon në një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar sot se ka anuluar samitin e paraparë të mbahet më 12 qershor mes tij dhe presidentit të Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat