Nju Jork, vazhdojnë bisedimet për emrin

Bota

Nju Jork, vazhdojnë bisedimet për emrin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:18
Pamje nga takimi

Sot në Nju Jork vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Shefat e diplomacive të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do përpiqen t’i afrojnë qëndrimet për një emër të ri eventual të vendit.

Takimi pritet të fillojë në ora 15.30 sipas kohës sonë lokale ndërsa pas mbledhjes janë paraparë deklarata nga pjesëmarrësit.

Bisedimet në Nju Jork do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE.

Ky është takimi i parë mes palëve pas refuzimit që i bëri Athina zyrtare propozimit të Shkupit, për ”Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat