Këshilltari i Kim Jong-un në SHBA

Bota

Këshilltari i Kim Jong-un në SHBA

Më: 29 maj 2018 Në ora: 08:46
Gen Kim Yong-chol

Një nga këshilltarët më të lartë të Kim Jong-un besohet se ka udhëtuar për në SHBA, si pergatitje për mbajtjen e samitit historik në mes të dy liderëve.

Sipas agjencionit të lajmeve të Koresë se Jugut, Gen Kim Yong-chol do të arrijë ditën e mërkurë në SHBA.

Kjo vizite është pjesë e disa aktiviteteve që po realizohen para takimit të mundshëm në mes të Kim Jong-un dhe Donald Trump.

Dyshimet për realizimin e këtij takimi nisën javën që shkoi kur Trump u tërhoq.

Të dyja palët janë duke punuar vazhdimisht që të organizojnë samitin e paraparë të mbahet me 12 qershor.

Kjo do të shënonte herën e parë që një lider i Koresë e së Veriut takon një president amerikan në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat