OKB shpreh shqetësim për banorët e provincës Idlib

Bota

OKB shpreh shqetësim për banorët e provincës Idlib

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:36
Disa persona duke marrë trajtim mjekësor pas plagëve të fituara si pasojë e sulmeve.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të hënën, pas përshkallëzimit të luftimeve dhe sulmeve ajrore në provincën Idlib, pasi është thënë se 2.5 milionë civilë “nuk kanë ku të shkojnë” brenda shtetit të tyre, transmeton Reuters.

Koordinatori rajonal i OKB-së për ndihma në Siri, Panos Moumtzis, u ka bërë thirrje fuqive botërore të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe të parandalojnë gjakderdhjen në Idlib.

“Jemi të brengosur për 2.5 milionë persona që po largohen drejt Turqisë. Nuk ka vend tjetër brenda Sirisë ku mund të shkojnë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Gjenevë.

Një konvoj me ndihma ka arritur në Duma, jashtë Damaskut të dielën, mirëpo Qeveria Siriane nuk e ka lënë stafin e OKB-së ta shoqërojë mjetin, ka thënë Moumtzis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat