Guterres porosit Trump dhe Kim të përfitojnë nga mundësia unike

Bota

Guterres porosit Trump dhe Kim të përfitojnë nga mundësia unike

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:52
Kim dhe Trump

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka porositur presidentët e SHBA-së, Donald Trump dhe atë të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për të përfituar nga mundësia unike e denuklearizimit paqësor, të sigurt dhe të verifikueshëm të gadishullit korean.

Guterres vlerësoi dy udhëheqësit për përpjekjet e tyre për të arritur një zgjidhje diplomatike, për të ndalur siç tha "rrethin e rrezikshëm që krijoi shqetësim në vitin 2017”.

Trump dhe Jong Un takohen nesër në Singapor, i cili është një takim historik, pasi vie vetëm pak kohë, kur të dy vendet kërcënonin me fillimin e një lufte bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat