BE kundër Trump, i kundërpërgjigjet tarifave

Bota

BE kundër Trump, i kundërpërgjigjet tarifave

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:29
Tarifat janë përcaktuar në masën 25 për qind për hekurin dhe 10 për qind për aluminin dhe kanë hyrë në fuqi më herët këtë muaj. Komisioni evropian ka nisur një sfidë ligjore kundër tarifave në organizatën botërore të tregtisë.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë mbështetur unanimisht planet për të taksuar produkte amerikane 2.8 miliardë euro.

Produkte si lëngu i portokallit, bourboni, xhinset dhe motoçikletat janë në vijën e frontit dhe ky është një reagim ndaj tarifave të Donald Trump mbi hekurin dhe aluminin evropian.

Masat sidoqoftë duhet të miratohen më parë nga Komisioni Evropian, por pritet të hyjnë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm. BE e sheh lëvizjen e Trump si të paligjshme me tarifat amerikane që prekin më shumë se gjashtë miliardë euro eksporte.

Tarifat janë përcaktuar në masën 25 për qind për hekurin dhe 10 për qind për aluminin dhe kanë hyrë në fuqi më herët këtë muaj. Komisioni evropian ka nisur një sfidë ligjore kundër tarifave në organizatën botërore të tregtisë.

Masa mbrojtëse të tjera po ashtu janë planifikuar. Ndërkohë nga shtëpia e bardhë vjen lajmi se Donald Trump ka dhënë aprovimin që Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa mbi 50 miliardë dollarë eksporte kineze dhe një lajmërim zyrtar pritet të jepet gjatë ditës.

Trump është takuar një ditë më parë me zyrtarë të lartë ekonomikë, mes të cilëve sekretarin për thesarin, atë për tregtinë dhe përfaqësuesit tregtarë amerikanë. Lëvizja përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha të botës, ndërkohë që Trump është angazhuar përveç BE dhe Kinës në një luftë tregtare edhe me aleatë të tjerë si Kanadaja dhe Meksika.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në anën tjetër ka paralajmëruar se politikat tregtare ka gjasa të dëmtojnë ekonominë amerikane dhe të dëmtojnë sistemin tregtar të botës.

Drejtoresha e FMN Kristine Lagarde, tha se një luftë tregtare do të çonte në humbës në të gjitha frontet dhe mund të kishte pasoja serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat