Marina amerikane shpëton 41 migrantë te Sicilia

Bota

Marina amerikane shpëton 41 migrantë te Sicilia

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:30
Ilustrim

Një anije e Marinës së SHBA-së i ka dorëzuar sot rojës bregdetare italiane 41 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe.

Flota e Gjashtë e SHBA-së njofton  se anija e transportit Tranton shpëtoi migrantët më 12 qershor derisa po lëviznin drejt anijeve italiane pranë ishullit të vogël të Lampeduzës dhe, siç tha komandanti i anijes Suzan Orsini, ata janë me "shëndet dhe humor të mirë", transmeton AP.

Trenton së pari kërkoi nga një organizatë humanitare private që të pranonte udhëtarët e papritur, por ajo refuzoi kërkesën, duke thënë se Italia nuk do të siguronte një vend për ankorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat