Pse Kim ndërroi lapsin para marrëveshjes me Trump?

Bota

Pse Kim ndërroi lapsin para marrëveshjes me Trump?

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Për të nënshkruar një marrëveshje që nga mediat u quajt si “relativisht e padobishme” diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump në Singapor iu ofruan dy stilolaps të çmuar me ngjyrë të zezë.

Ata qëndruan në një tavolinë prej druri të errët të zbukuruar me lule, ku Trump dhe Kim duhej të uleshin dhe të nënshkruanin dokumentet, transmeton KosovaPress.

Është e njohur mirë se diktatori misterioz i Koresë së Veriut ka staf para tij që provon të gjitha ushqimet dhe pijet për t’u sigurua se nuk janë të helmuara. Por, ishte pak e papritur që lapsi i tij kimik të pastrohej në detaje përpara se Kim ta merrte në duart e tij.

Një anëtar i ekipit të tij, veshur me një kostum të errët dhe doreza pambuku të bardhë në një leckë të bardhë pastroi tërësisht stilolapsin e zi dhe pastaj e ktheu me kujdes në vendin e tij. Kim dëshiron të jetë absolutisht i bindur për sigurinë e tij.

Megjithatë, Kim në fund nuk u nënshkrua me stilolapsin e zi, por për një moment  motra e tij, Kim Yo-jong nxori lapsin nga xhaketa e saj me të cilin ai e nënshkroi dokumentin,  duke mos e prekur atë që ishte përgatitur, dhe pastruar.

Ajo është këshilltari i Kim dhe dora e djathtë që madje udhëtoi për në Korenë e Jugut për të përfaqësuar regjimin në Lojërat Olimpike.

Trump nuk bëri asnjë reagim ndaj sjelljes së liderit komunist Kim Jong-un.

"Ai beson në mua, jam absolutisht i bindur, dhe unë besoj në të," tha Donald Trump për Kim.

Kur ata në fillim të takimit ishin në një darkë, Trump u tha fotografëve që “t’i xhirojnë ashtu që të duken të hollë dhe të bukur", gjë e cila, duke gjykuar nga videoja, nuk e la aspak të impresionuar diktatorin, të cilin Trump në Twitter e quajti më parë "të vogël dhe të trashë."

Përveç se Kim mendon se dikush gjithmonë dëshiron ta vrasë, ai nuk do të le njeri të di asgjë në lidhje me shëndetin e tij, pasi çdo dobësi mund t'i kushtojë me humbjen e pushtetit.

"Nuk dëshiron askush të di në lidhje me shëndetin e tij, dhe pesha e saj ndryshon vazhdimisht dhe ai është parë duke mbajtur një shkop derisa po ecte", thotë John Pike nga GlobalSecurity.org për Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat