Siria kundërshton prezencën turke dhe atë amerikane në Manbixh

Bota

Siria kundërshton prezencën turke dhe atë amerikane në Manbixh

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:55
Forcat amerikane në Manbixh, Siri.

Siria ka njoftuar të martën se kundërshton prezencën e forcave turke dhe atyre amerikane në qytetin verior, Manbixh, një ditë pasi ushtarët e të dyja shteteve kanë filluar të patrullojnë në atë zonë, transmeton Rueters.

Trupat turke dhe amerikane kanë nisur të hënën patrullime të pavarura përreth linjës që ndan zonat e kontrolluara nga Turqia në veri të Sirisë.

Manbixhi kontrollohet nga milicia lokale e lidhur me Forcat Demokratike Siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe dominohet nga kurdët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG).

Ankaraja e konsideron YPG-në organizatë terroriste.

Më herët gjatë këtij muaji Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar me anë të një marrëveshjeje paraprake për të tejkaluar disa muaj të mosmarrëveshjeve për këtë zonë, sipas së cilës forcat e YPG-së do të largoheshin nga Manbixhi dhe forcat turke së bashku me ato amerikane do të siguronin stabilitet në atë pjesë.

“Siria shpreh kundërshtim të plotë ndaj veprimeve të forcave amerikane dhe atyre turke në Manbixh, të cilat vijnë në kuadër të agresionit të vazhdueshëm turk dhe atij amerikan”, është cituar të ketë thënë ministria e Jashtme turke, sipas agjencisë së lajmeve SANA.

Në deklaratë po ashtu është thënë se ushtria siriane është e vendosur për të “çliruar gjithë territorin e Sirisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat