Komentatori i BBC drogohet e grabitet në Moskë

Bota

Komentatori i BBC drogohet e grabitet në Moskë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 16:21
Moskë

Ka rezultuar një aventurë jo shumë e mirë prania e një komentatori britanik të BBC në Moskë. Në fillim u drogua dhe më pas u grabit nga taksisti.

Për momentin ende nuk bëhet publik emri i tij, por gjithçka ka ndodhur pasi ka kërkuar një taksi nga qendra e Moskës, pikërisht pranë teatrit “Bolshoi”.

Aty, shoferi i ka ofruar një filxhan kafe. “Pasi ka pirë kafenë shtetasi britanik është zgjuar disa orë më vonë në periferi, pa celularin e tij dhe pa kartat e portofolin”, shkruan një burim nga policia vendase për agjencinë “Interfax”.

Më vonë është mësuar se nga karta e tij janë shpenzuar 500 stërlina, ndërkohë që shuma e të gjithë grabitjes shkon deri në 1000 stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat