Lufta në Ukrainë, SHBA, fonde të tjera për Kievin

Bota

Lufta në Ukrainë, SHBA, fonde të tjera për Kievin

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:29
Ushtaret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Ukrainës 200 milionë dollarë për të përforcuar aftësitë e saj mbrojtëse.

Në një komunikatë për shtyp, Pentagoni tha se fondet do të përdoren për programe stërvitore, komunikimi, mjekësore dhe operacione të tjera jo vdekjeprurëse që nevojiten.

Që prej vitit 2014, SHBA i ka dhënë Kievit më shumë se 1 miliard dollarë në mbështetje të mbrojtjes. Fondet e SHBA shkojnë kundër tentativave ruse në Ukrainë, e cila pas aneksimit të Krimesë, akuzohet se armatos separatistët në lindje të vendit.

Më shumë se 10 000 njerëz janë vrarë në konfliktin në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, që bashkë njihen si zona e Donbasit. Moska mohon që të ketë dërguar trupa për të mbështetur separatistët, por pranon se vullnetarë rusë luftojnë përkrah rebelëve.

Fondet e fundit nga SHBA për Ukrainën vijnë menjëherë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir putin, ku liderët e bënë të qartë se për çështjen e Ukrainës dhe Krimesë kishin pikëpamje shumë të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat