Dhjetëra viktima pas sulmit në kufirin iranian

Bota

Dhjetëra viktima pas sulmit në kufirin iranian

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:35
Ilustrim

Së paku 10 rojtarë të kufirit iranian janë vrarë gjatë natës në një sulm të personave të paidenftifikuar, raportuan mediat iraniane. Sulmi ndodhi në Marivan, zonë kurde, rreth 620 kilometra larg Teheranit.

Të gjitha viktimat janë pjesë e rojeve. Gjatë sulmit, disa sulmues të përshkruar si “banditë dhe terroristë”, u vranë, dhe disa të tjerë u plagosën. Një eksplodim gjatë sulmit në një depo të municionit, shkaktoi dëme të mëdha.

Ky është sulmi më i madh në numër ndaj trupave iraniane të vrarë, gjatë viteve të fundit, në zonën ku luftimet në mes forcave iraniane dhe atyre kurde si dhe të militantëve të Shtetit Islamik, janë të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat