Pamje që tregojnë plazhin e mbuluar nga mbeturinat

Bota

Pamje që tregojnë plazhin e mbuluar nga mbeturinat

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 12:36
Pamje nga video

Imazhe tejet të rënda janë publikuar nga plazhet e Santo Domingos në Republikën Domenikane. Mbeturinat kanë mbuluar sipërfaqen e plazheve aq sa syri i njeriut mund të kap pamje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke punuar për pastrim, përderisa pamje të cilat kanë pushtuar botën janë shpërndarë dhe kanë ngjallur debat të madh, sidomos te ambientalistët.

Kjo gjë ndodh çdo herë që të reshura të mëdha kaplojnë rajonin, këtë herë janë mbledhur 30 tonë mbeturina për tri ditë, përcjell KosovaPress. Shumica e mbeturinave do të groposen, kurse disa do të riciklohen.

Në përgjithësi, rreth 520 tonë mbeturina janë mbledhur nga plazhi për një periudhë prej nëntë ditësh. Besohet se deri në përfundim të aksionit, rreth 950 tonë mbeturina do të mblidhen nga plazhi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat