Vetëm BE e bashkuar ka sukses kundër Donald Trump

Bota

Vetëm BE e bashkuar ka sukses kundër Donald Trump

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 10:24
Jean-Claude Juncker dhe Donald Trump

Si ia doli Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian në vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë arriti më shumë se ai vetë ndoshta kishte shpresuar: "Për një fazë të re miqësie dhe marrëdhënie të ngushta tregtare" u fol, për negociata me qëllim reudktimin e të gjitha pengesave dhe barriervae tregtare. E kjo pas javësh të retorike agresive të Donald Trump kundër BE dhe Gjermanisë.

Të pakta ishin pritshmëritë nga takimi. Në javët e fundit, Trump ankohej në Twitter për praktikat "e padrejta" të europianëve, BE-në e quajti kundërshtar të SHBA dhe paralajmëroi tarifa ndëshkuese për automjetet nga BE. Qarqet europiane në Bruksel nuk prisnin sukses.

Rezistencë kundër Trump edhe në SHBA

Por Junker pati edhe fat: Në momentin që ai erdhi në Uashington, lëvizja kundër Trumpit arriti një përmasë të re. Krahas kundërshtimit të partnerëve tregtarë, u shtuan kritikat edhe në Kongresin Amerikan, edhe nga radhët e partisë së Trumpit. Madje edhe fermerët amerikanë nga zona e mesme perëndimore, që njihen si përkrahës të Trumpit dolën kundër. Ata i ndjejnë pasojat që presidenti i tyre matet në të njëjtën kohë me kinezët, japonezët, kanadezët, meksikanët dhe europianët. Sigurisht Trump nuk do të pranonte gabimet, por me sa duket populisti në Shtëpinë e Bardhë ka arritur në përfundimin, se ky është një moment i mirë për të propaganduar kooperimin e jo konfrontimin. Këtë ai ua shet përkrahësve si fitore.

Image
Carsten von Nahmen

Sukses përmes unitetit

Në të vërtetë kjo është fitore e Bashkimit Europian. Europianët qëndruan të bashkuar, kur Trump me fyerjet e kërcënimet kërkoi t'i detyrojë ata për lëshime. Ata reaguan me kundërpresion dhe nuk u përkulën as kur ai paralajmëroi tarifa për automjetet europiane.

Po, BE bëri disa lëshime: Ajo do të importojë më shumë gaz të lëngshëm nga SHBA, sojë dhe prodhime të tjera agrare. Këtë pjesë Trumpi mund ta paraqesë si sukses të madh. Edhe tek bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë për produktet industriale, që Trump e përmendi para disa ditësh, ai mund të thotë: i detyrova europianët në tryezën e bisedimeve.

Përpjekje e re për marrëveshjen e ngrirë dikur?

Por e vërteta është se një marrëveshje e tillë është ajo që BE dëshiron. Negociatat që do të fillojnë shkojnë në drejtim të një TTIP-light- pra një formë e zbutur e marrëveshjes transatlantike të tregtisë së lirë, të cilën Trump në vitin 2017 e nxori nga skena. Si një fëmijë i zemëruar, Trump e hedh nga tavolina atë që kanë arritur të tjerët, për të mbledhur copëza të saj më pas dhe për t'i paraqitur ato me krenari si sukses të tijin. Jean-Claude Juncker e anashkaloi këtë sjellje si një gjysh i mirë e zemërgjerë me nipin. Bravo, nëse me këtë ai ndihmon ekonominë europiane dhe shpëton atë që ka mbetur nga marrëdhëniet transatlantike.

Por këtë leksion nga shou me Donald Trump europianët duan ta fiksojnë mirë; Vendosmëria dhe uniteti i sollën BE-së suksesin. Trump është ai tip që amerikanët e quajnë "i forti i shkollës" (schoolyyard bully), pra një tip që nuk zbutet lehtë duke i treguar kompromisin e duke i bërë apele. Atë e impresionojnë forca dhe përvoja, që në përpjekjen për të bërë shantazh e shtyrë me bërryla të tjerët mund të marrësh vetë ndonjë grusht hundëve. Këtë nuk duhet ta harrojnë europianët, kur i zemëruari në Shtëpinë e Bardhë sërish ta kapi ndonjë atak i ri e ta hedhë poshtë atë që është arritur. Ndoshta nesër me tweetin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat