Kina do t’iu vë mallrave amerikane taksa prej 25%

Bota

Kina do t’iu vë mallrave amerikane taksa prej 25%

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Shteti kinez ka deklaruar se po planifikon t’iu vendosë taksa prej 25% mallrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qe gjithsej kapin vlerën 16 miliardë dollarësh.

Kjo është lëvizja e fundit e një lufte të ashpër tregtare që po zhvillojnë dy shtetet mes vete, shkruan CNN, përcjell Klan Kosova.

Qeveria kineze, përmes një deklarate, tha se ky vendim do të hyjë në fuqi më 23 gusht.
Dy fuqitë e mëdha ekonomike kanë bërë sanksione ndaj njëra-tjetrës muajt e fundit. Madje ekspertët paralajmërojnë se kjo gjendje mund të eskalojë.

Të martën, administrata e presidentit Donald Trump publikoi listën e mallrave që kapin vlerën 16 miliardë dollarë e që do të goditen me taksa prej 25% nga Kina. Këtu përfshihen motoçikleta, matës të shpejtësisë dhe antena.

SHBA-të kanë akuzuar Kinën për një politikë të padrejtë tregtare.

Të njëjtën përqindje të taksave e ka vendosur Amerika ndaj mallrave kinezë. Në korrik, taksat prej 25% ishin vendosur ndaj produkteve kineze që kapin shifrën 34 miliardë dollarë.

SHBA-të dhe Kina tregtojnë mes vete mallra që brenda një viti arrijnë deri në 650 miliardë dollarë.
Aziatikët prijnë në këtë raport duke eksportuar më shumë mallra në shtetin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat