Irani përkrah Turqisë kundër SHBA

Bota

Irani përkrah Turqisë kundër SHBA

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka dalë përkrahë Turqisë në konfliktin që po lind mes tyre dhe SHBA ditët e fundit.

Përmes një statusi në “Twitter”, Zarif i cilëson si të turpshme vendimin e deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndaj Turqisë.

“Imponimi i vështirësive ekonomike me entuziazëm të Trumpit ndaj aleatit në NATO, Turqisë, është i turpshëm. SHBA duhet të korrigjojë varësinë e saj ndaj sanksioneve dhe tiranisë, në të kundërtën të gjitha shtetet e botës do të shkojnë përtej dënimit për ta detyruar atë. Ne edhe më parë ishim pranë fqinjëve tanë edhe tani do të jemi pranë tyre”, shkroi ministri i jashtëm iranian në postimin e tij nëpërmjet Twitter-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të premten në Twitter kishte thënë se i ka dyfishuar tarifat doganore të çelikut dhe aluminit të Turqisë. “Alumini tani do të jetë 20 për qind, kurse çeliku 50 për qind”, kishte thënë Trump, duke e vazhduar serinë e postimeve të tij skandaloze në lidhje me Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat