Papa në takim për skandalin seksual të kishës në Kili

Bota

Papa në takim për skandalin seksual të kishës në Kili

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:19
Papa Francesku

Papa Francesku ka takuar në Romë një peshkop kilian dhe avokatin e viktimave për të diskutuar rreth skandalit të dhunës seksuale të një kishe në Kili, shkruan Reuters.

Ata diskutuan në lidhje me masat që janë duke u ndërmarrë dhe çfarë duhet të bëhet më tej.

Peshkopi Juan Ignacio Gonzalez nga San Bernardo dhe Ana Maria Celis Brunet, kryetare e Këshillit Kombëtar Kilian për Parandalimin e Abuzimit dhe Socializimin e Viktimave, ishin ata që u takuan me kreun e katolikëve, thuhet në një deklaratë.

Skandali tronditës kishte ndodhur në qershor në një kishë në shtetin amerikanojugor.

Një raport 2300 faqesh ishte dërguar në Vatikan nga 34 peshkopë kilianë. Aty thuhej se zyrtarët kishtarë ishin munduar t’i fshihnin abuzimet e tyre.

Prokurori kilian, Emiliano Arias, të enjten tha se peshkopi Santiago Silva është bastisur si pjesë e hetimeve për abuzim seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat