Zbulohet identiteti i sulmuesit pranë Parlamentit në Londër - Bota Sot
Zbulohet identiteti i sulmuesit pranë Parlamentit në Londër

Bota

E mërkurë, 19 shtator 2018

Zbulohet identiteti i sulmuesit pranë Parlamentit në Londër

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:52
Pamje nga momenti i arrestimit

Autoritetet e sigurisë në Britani të Madhe kanë njoftuar se një emigrant sudanez që për gjashtë orë ishte shëtitur nëpër rrugët e Londër, kishte shtypur me veturë 15 çiklistë dhe më pas ishte përplasur me rrethojën mbrojtëse të Parlamentit.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Salih Khater, i cili ishte futur në trotuar me veturën Ford Fiesta të cilën e kishte blerë dy muaj më parë, duke shtypur çiklistët dhe këmbësorët në afërsi të Parlamentit.

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Khater ka shtetësi angleze por ka lindur në Sudan, dhe jeton në një apartament mbi një internet kafe në Sparkhill. Apartamentin që e kishte marrë me qira është vetëm 10 minuta larg shtëpisë së Khalid Masood, vdekja e të cilit 17-muaj më parë kishte inspirtuar Khaterin të kryej sulmin.

Sulmi me veturë ka ndodhur dje (e martë) rreth orës 7:30, duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit, ku për fat të mirë i shpëtuan shtypjes dy polic që bënin roje para portës.

Por, reagimi i shpejtë i forcave të shumta të policisë të armatosur me armë të gjata, bënë që ai të kapet brenda veturës dhe të dërgohet në stacionin e policisë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test