Kriza e Turqisë, test i fuqisë së Putinit në skenën globale

Bota

Kriza e Turqisë, test i fuqisë së Putinit në skenën globale

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:09
Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Konflikti politik ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së, dhe kriza që ka kapluar lirën turke janë në të vërtetë një mundësi "e artë" për presidentin rus Vladimir Putin për të kthyer lëvizjet gjeopolitike në favor të tij dhe për të fituar aleatë të rinj, shkruan Bloomberg.

Ndonëse Putin dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë korrigjuar marrëdhëniet që u zhytën në trazirë kur Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në 2015, kreu i Kremlinit mund të ofronte pak për të lehtësuar problemet ekonomike të Ankarasë.

Turqia ishte një fortesë e rëndësishme kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe aktualisht është një bazë ajrore amerikane, ndërsa në Detin e Zi ndodhen anijet luftarake amerikane,.

Për shkak të sanksioneve të reja, Erdogan paralajmëroi se aleanca e mijëvjeçarit është në rrezik dhe se Turqia mund të fillojë të kërkojë për miq dhe aleatë të rinj.

Ndërsa kriza e lirës u intensifikua, Erdogan foli menjëherë me Putin në telefon, kryesisht për "bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik".

Putin i tha Erdoganit se Rusia dhe Turqia janë "në anën e njëjtë" dhe vitin e kaluar ata ranë dakord të shfuqizojnë shumicën e sanksioneve tregtare të vendosura pasi Putin e akuzoi Turqinë për "thikë në shpinë" pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus pranë kufirit sirian.

Dobësia ekonomike e Turqisë do të thotë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump "ndoshta do të fitojë", shkruan në llogarinë e tij të Twitter Dmitry Trenin, drejtor i Qendrës Karnegi të Moskës.

"Erdogan nuk do të largohet nga NATO. Megjithatë, qasja e Trump për aleatët do të ketë implikime të mëdha për formësimin e rendit botëror”, tha ai.

Tensionet u rritën pas vendimit të Trump për të vendosur sanksione ndaj Turqisë dhe për të dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të ishte e vështirë për të rregulluar marrëdhëniet nëse Erdogan blen sistemin e raketave S-400 nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat