Familja Obama ngushëllon për humbjen e Kofi Annan

Bota

Familja Obama ngushëllon për humbjen e Kofi Annan

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 18:10
Kofi Annan

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka ngushëlluar në emrin e tij dhe të ish zonjës së parë amerikane Michelle Obama, familjen e Kofi Annan për humbjen e tij.

“Kofi Anan ishte një diplomat dhe humanitar që mishëroi misionin e Kombeve të Bashkuara si pak të tjerë. Integriteti, këmbëngulja, optimizmi dhe ndjenja e njerëzimit tonë të përbashkët gjithmonë e informuan shtrirjen e tij në komunitetin e kombeve. Shumë kohë pasi ai kishte thyer barrierat, Kofi kurrë nuk e ndali veprimtarinë për një bote më të mirë dhe shënoi histori për të motivuar dhe frymëzuar gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve. Michelle dhe unë i shprehim ngushëllimet tona familjes së tij dhe më të dashurve”, ka shkruar Obama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat